Tahiri: Mos shkoni në luftën e Sirisë dhe të Irakut
Pëlqej
Sekretari i Bashkësisë Islame, Afrim Tahiri ka sqaruar se BFI-ja, që në fillimet e veta ka apeluar që të mos shkohet në luftërat jashtë vendit, as në Siri dhe as në Irak.

"Që nga fillimi i luftës në Siri dhe më gjërë, BFI ka qenë e qartë dhe me kohë ka apeluar besimtarëve të saj për të mos u përfshirë në konflikte të shteteve të tjera. Ajo që arrijmë ne të shofim nga këtu, mes tjerash flet se sa i madh është hendeku mes muslimanëve dhe Islamit si fe, sa i pamëshirshëm është dështimi në sferën edukativo-arsimore, sa i egër është tani ky proces i vetëpastrimit dhe më vonë si mund të jet edhe rehabilitimi, rimëkëmbja, ringritja", tha Tahiri në një intervistë dhënë revistës mujore “Hëna e Re”.

Ai ka hedhur poshtë zërat se arsyeja e vetme e pjesmarrjes së shqiptarëve në Siri është rezultat i manipulimit nga hoxhallarët në trevat shqiptare.

Tahiri vlerëson se i vjen keq që ka nga ata të rinj që manipulohen nga feja, por se duhet të ndërgjegjësohen se islami nuk është fe e dhunës dhe e luftës, por e paqes dhe e tolerancës. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori