Tahiri: Liderët politikë shqiptarë, fajtorë kryesorë
Pëlqej
Publicisti kosovar, Mentor Tahiri është shprehur se faji kryesor për sherrin mes deputetëve shqiptarë në Maqedoni e ka elita politike shqiptare.

“Skandali dëshmon qe “elitat” politike ndër shqiptare janë të improvizuara dhe të pakompletuara. S’do mend, argumenti i forcës zë vend vetëm aty ku argumenti i arsyes nuk ka më vend. Stresi i akumuluar shpërfaq dekadencën e disa dhjetëvjeçarëve të fundit në të cilën janë katandisur shqiptarët në përgjithësi. Kush e ka fajin ? Sigurisht jo këta deputetë. Faji kryesor qëndron tek ata që vërtetë do të duhej të ishin elitë, e po këta, janë strukur dhe barikaduar në qetësinë e tyre individuale.”, tha Tahiri për Portalb.

Ai ka shruar vite më parë se e vetmja zgjidhje për shqiptarët është vetëm federalizmi, pasi në të kundërt elita shqiptare është e kapur nga politika maqedonase. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori