Të shtëna armësh në Tetovë, ka edhe të vrarë
Mbrëmë rreth orës 12:30 pas mesnate, në Reçicë të Tetovës, afër një restoranti janë dëgjuar disa të shtëna armësh.

Nga burimet e Telegrafit në Maqedoni në SPB Tetovë bëhet me dije se në këtë ngjarje ka dy të plagosur dhe një person që mendohet se ka humbur jetën.

Gjykatësi hetues dhe policia kanë qenë në vendin e ngjarjes për inspektim të rastit dhe sot brenda ditës do të jepen informacione më të detajuara rreth ngjarjes.
Shtuar më 03/09/2016, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori