Të akuzuarit e parë nga PSP, 7 nëpunës të DSK-së
Pas më tepër se një viti funksionimi, Prokuroria Speciale Publike (PSP) pritet ta paraqesë aktakuzën e parë kundër shtatë personave, të gjithë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

akuzuarit e parë nuk do të jenë figura politike por nëpunës të cilët kanë kryer punën teknike në përgjimin e mijëra bisedave telefonike, informon Zhurnal.

Diku nga mesi i shtatorit pritet që PSP-ja ta marrë rastin "Puç" nga Prokuroria Publike me këtë rast pritet edhe ndryshimi i plotë i personave të akuzuar si porositës dhe ekzekutues të përgjimeve.

Në vend të Zozan Zaevit dhe Zoran Verushevskit, në bankën e të akuzuarve do të ulen funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 20:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori