Pikturën e Adem Jasharit nuk e bëri Donaldi? Zgjidhet dilema e shqiptarëve (VIDEO)

Me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, finalisti i “Big Brother Vip”, Donald Veshaj realizoi portretin e komandantin legjendar, Adem Jashari.

Portret nga i cili të gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës ngelën “gojë hapur”. Mirëpo, si gjithmonë edhe në këtë rast shqiptarët kanë patur diçka për të shtuar. Që prej mbrëmjes së djeshme lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se kjo pikturë nuk është bërë nga vetë Donaldi, por është futur e gatshme nga produksioni.

Ka qenë vetë produksioni ai i cili publikoi video para, gjatë dhe pas përfundimit të portretit dhe na lejoni të themi se kjo pikturë është pikturuar nga vetë Donaldi, madje aty janë dëshmitarë edhe vetë banorët, të cilët e përgëzojnë aktorin për portretin e realizuar.


Shtuar 18.02.2022 13:47