Suzanës i ndalohet të flasë shqip!
Edhe pse nënkryetarja e Kuvendit republikan Suzana Saliu ka të drejtë që të drejtojë seancat plenare në gjuhën shqipe, asaj nuk ia ka lejuar këtë gjë kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanov.

Kjo është mëse e pranueshme konform ligjit për përdorim të gjuhëve të bashkësive mbi 20%, raporton tvm2.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Nexhat Jakupi thekson se Veljanovski shfrytëzon të drejtën e tij ekskluzive për të mos ia deleguar mundësinë nënkryetares Suzana Saliu që të drejtojë seancat plenare në gjuhën shqipe.

“Për sa i përket implementimit të gjuhës shqipe në Kuvend, për funksionarë të emëruar dhe të zgjedhur nuk ka kufizime. Është çështje tjetër që deri më tani nuk i është dhënë mundësia nënkryetares të Parlamentit që të udhëheqë me seancat. Për këtë vendos Kryetari i Kuvendit se kur dhe kujt do t’ia delegojë udhëheqjen e seancës”, shprehet koordinatori i BDI-së, Nexhati Jakupi.

Disa ditë më parë vetë nënkryetarja e ngriti si "problem" kaëtë shqetësim që nuk mund të flasin në gjuhën shqipe gjatë seancave plenare. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori