Surroi: Maqedonia e pushtuar nga regjimi i Gruevskit
Veton Surroi
Analisti i njohur i Kosovës, Veton Surroi, është shprehur se shqiptarët në Maqedoni duhet të krijojnë liderë të rinj dhe të përgjegjshëm. Deklarata e tij erdhi në një nga emisionet “Sonte” të RTK-së, ku ishte pyetur se a i nevojitet shqiptarëve në Maqedoni një politikan i kalibrit të Arbër Xhaferrit.

"Arben Xhaferri ka qenë rilindas në kuptim shpirtëror dhe mendor, dhe ka pasur një sens të thelluar politik dhe përgjegjësi të madhe kombëtare. Dhe për dallim nga liderët e tjerë të tanishëm, Arbër Xhaferri nuk është ndaluar së lexuari kur ka përfunduar me lektyrat shkollore të shkollës fillore. Ka vazhduar të lexoj edhe përtej lektyrave shkollore deri në fund të jetës së tij. Ka qenë një njeri që ka mundur të kuptojë këto procese. Kam frikë se do të gabonim të kërkonim përsëritjen e Arbërit, sepse ai është i papërsëritshëm", ka thënë Surroi.

Sipas tij, atë që duhet të prodhojë Maqedonia, kryesisht pjesa shqiptare, duhet të jenë liderët e rinj e të përgjegjshëm që marrin përgjegjësi për funksionimin e një Maqedonie evropiane dhe të integruar në NATO.

Surroi theksoi se interesi i gjithë shqiptarëve është integrimi I Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ai ka komentuar edhe ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe përleshjen e armatosur.

"Ngjarja në Kumanovë ishte një aksion që nuk kishte nevojë dhe kurrfarë sensi, as politikë dhe as ushtarak kemi të bëjmë me një identifikim të një zone që nuk funksion mirë. Maqedonia nuk funksionon mirë si një demokraci. Është uzurpuar shteti nga regjimi i Nikola Gruevskit dhe Maqedonia funksionon me një marrëveshje ku shqiptarët nënkontraktohen për të menaxhuar territorin shqiptar", është shprehur Veton Surroi. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2015, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori