Supremja vendos sot për paraburgimin e Grujovskit dhe dy të tjerëve nga MPB
Gjykata Supreme e Maqedonisë sot do të diskutojë për ankimimet e vendimit të Gjykatës së Apelit për paraburgim të tre të akuzuarit në rastet “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Të dyshuar në këtë lëndë janë ish kryeshefi e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, ish shefi e kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski.

Gjykata Penale fillimisht vendosi që t’ua marrë pasaportat, por pas ankesës së Prokurorisë Speciale, gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit, u ka shqiptuar 30 ditë paraburgim, pas së cilës pala mbrojtëse është ankuar në Gjykatën Supreme.
Shtuar më 25/07/2017, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori