Dëshmia skandaloze: Vëllai mbahet në burg, policja dhunoi gruan angleze në sy të fëmijëve (VIDEO)

Një ditë më parë, u raportua se një 42-vjeçar u vu në pranga pasi dhunoi një efektive policie. Emanuel Vokrri u ndalua pas një parakalimi të gabuar dhe pas kësaj është konfliktuar me punonjësen e policisë, shkruhej në njoftimin e Policisë së Shtetit për mediat. Më vonë Vokrri është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë”, thuhej në njoftim.

View this post on Instagram

reagimi: Policja dhunoi kunatën time angleze, bluza gjithë gjak!

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar motra e të arrestuarit e cila shpjegon për JOQ versionin e saj se si ndodhi konflikti si dhe ka pubblikuar një video nga incidenti.

Teksa i kërkojnë testin e alkoolit, qytetari i kërkon një pip të ri pasi efektivi nuk e hapi ambalazhin në sy të tij, ndërsa drejtuesi i mjetit shfaqi shqetësimin për shkak të virusit korona.

Teksa për minuta të tëra ai pret të vijë pipi i papërdorur të aparaturës së matjes së konsumimit të alkoolit, efektivja që denoncohet komunikon me qytetarin, ku i kujton se është ndaluar të filmohet punonjësja e policisë së shtetit në detyrë.

Por me sa dukët, efektivët nuk kanë pasur një pip rezervë pasi është vonuar për disa minuta, derisa video përfundon pa u testuar, ndërkohë, drejtuesi i mjetit e akuzon efektivën se ka marrë nga një shofer tjetër 20 mijë lekë.

“Pershendetje JOQ, une jam motra e emigrantit qe keni publikuar lajm, elida xhepa që ju keni publikuar sikur është dhunuar nga emigranti me tre fëmijë të mitur në makinë është ndaluar dhe është keqtrajtuar. Urdhëro videot që tregojnë se sa durim ka emigranti i shkretë kur policia kërkon që emigranti të hedhë ndonjë lek. Elida Xhepa ishte një police shumë e korruptuar dhe e degjeneruar sa që edhe komentet në median tuaj është turp për t’i lexuar çfarë flasin për policen.

Policia e vërtetë është kjo në video, sepse ajo e ka dhunuar bashkëshorten e emigrantit anglezen, e kishte trikon ne komisariat gjithë gjak. Unë që po ju shkruaj jam motra se vëllai është në burg, dhe të shtunën ka biletën për të ikur me familje, për një legene police që flet keq gjithë popullsia, dhe një baba i pafajshëm me tre fëmijë dhe rezultat zero alkool e lenë në burg. Më thoni ju ku ka drejtësi këtu? Publikimet që janë bërë nuk janë reale, këto janë videot origjinale deri në moment kur policja xhepa ka dhunuar anglezen duke ju hedhur në makinë për t’i marrë tel privat në makinën e tyre private…” /JOQ


Shtuar 26.08.2020 21:01