Sulmohet një polic në Gjorçe Petrov
Shkupjani S.R. (27) në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit mbrëmë ka sulmuar një polic, i cili ka dashur ta legjitimojë.

Siç kumtoi MPB-ja, mbrëmë në orën 22:25 në rrugën “Novoproektirana” në lagjen e Gjorçe Petrovit, pas procedurës paraprakisht të paraqitur kundër S.R., nëpunësit policorë nga Stacioni policor Gjorçe Petrov kanë kërkuar që ai të legjitimohet. S.R. ka refuzuar të legjitimohet dhe e ka sulmuar njërin prej policëve, pas çka është arrestuar në stacionin policor.


Shtuar më 10/04/2018, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori