Sulmohet me armë ambasada amerikane në Turqi
Pëlqej
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të ambasadës amerikane në Ankara duke shkaktuar panik në zonën përreth.

Policia lokale bën me dije se persona të paidentifikuar qëlluan gjashtë herë me armë në drejtim të derës së ambasadës amerikane në Ankara.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga vetë stafi i ambasadës atje duke theksuar se nuk ka të plagosur prej ngjarjës së rëndë, raporton Albeu.com.

Mes SHBA dhe Turqisë po përjetohet tension javët e fundit pas akuzave të ndërsjella si edhe embargon që Amerika i vendosi disa ministrave turq me argumentin se kishin shkelur të drejtat e njeriut duke mbajtur në mënyrë të padrejtë në burg pastorin Andreë Brunson.

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit në Turqi u vërejten grupe civilësh të armatosur që shëstinin rrugëve të qyteteve të mëdha, të cilët dyshohet se kanë kryer edhe atentatin në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori