Operacioni “Shpirti”, SPAK jep pretencën për të pandehurit

SPAK jep pretencën për disa të pandehur të operacionit “Shpirti”. Të pandehurit akuzohen për “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

SPAK çoi disa vite më parë për gjykim dosjen. Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

SPAK ka kërkuar:

Ilirjan Duçellari 20 vite burg

Mariglen Ducellari 18 vite burg

Aurel Kalari 15 vite burg

Kleo Piro bregu 15 vite burg

Organ Ducellari 15 vite burg

Julian Bejdollari 15 vite burg

Rexhino Mucaj 15 vite burg

Alban Koshi 15 vite burg