Sulmet e VMRO-DPMNE-së kundër Bejlit, reagon Departamenti Amerikan
"Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbështet punën e ambasadorit Jess Baily", thuhet në reagimin e zëdhënësi të SHBA-ve, Mark Toner, pas spekulimeve në disa media se Ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA-së.

"Politika amerikane në Maqedoni e përkrah integrimin euro-atlantik të shtetit dhe reformat e nevojshme për zhvillim në atë drejtim.

Ajo përfshin edhe reformat, sundimin e ligjit dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. Ne duam ta shohim Maqedoninë e fuqishme, në rrugën drejt rrugës euro-atlantike", ka thënë Toner.

Reagimi i Stejt Departamentit Amerikan vjen një ditë pasi dje mediat proqeveritare në Maqedoni plasuan një kronikë, ku sipas së cilës, disa republikanë të Kongresit Amerikan e kanë akuzuar ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, për anim politik dhe të njëjtët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Kujtojmë se dje reagoi edhe Ambaada Amerikane e cila tha se janë të hapur për pyetjet nga Kongresi dhe për mundësinë për të dhënë informacione në lidhje me aktivitetet e tyre dhe për kontekstin në të cilin punojnë për t'i arritur qëllimet. /albeu.com/



Shtuar më 03/02/2017, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori