WhatsApp bën “revolucion”, tani do të funksionojë edhe pa internet

Aplikacioni WhatssApp, pjesë e kompanisë Meta, do të mund të përdoret edhe pa internet në vijim.

Kjo veçori e re, do të thotë që përdoruesit e Android dhe iOS do të mund të hapin WhatsApp Web në desktop edhe nëse telefoni celular nuk ka lidhje interneti.

Për të aktivizuar këtë veçori, përdoruesit duhet të zgjedhin programin “beta” në versionin e desktopit.

Në vazhdim, do të shihni “BETA” në këndin e sipërm majtas, pranë imazhit të profilit tuaj.

Sidoqoftë, nëse i dërgoni një mesazh të padëshiruar një personi dhe dëshironi ta fshini, nuk do të jeni në gjendje ta fshini akoma.

Duhet të hapni aplikacionin në telefonin tuaj për të fshirë tekstin. Gjithashtu, nëse telefoni është i fikuar për të paktën 14 ditë, llogaria e WhatsApp në ëeb do të dalë automatikisht./albeu.com/


Shtuar 6.11.2021 15:20