Sulm ndaj selisë së LSDM-së në Draçevë (FOTO LAJM)

Një incident ka ndodhur në selinë e LSDM-së në Draçevë, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e kësaj selie.

Sipas policisë, nuk rezulton se është vjedhur ndonjë material dhe nuk ka dëme të tjera përveç thyerjes së xhamit.

Ndëkrohë, policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kutjojmë se sot Bashkimi Demokratik për Integrim do të vendosë sot për formimin e qeverisë së ardhshme, ndërsa nga VMRO kanë paralajmëruar se kjo parti nuk do të rrijë e qetë dhe se do të vazhdojë të kërkojë dhe mbrojë të drejtat e votuesve të saj. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori