Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan se, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit , Shqipëria ka arritur standardet e BE-së për cilësinë e ujrëave në det, liqene e lumenj.
Kjo, sipas Ramës, ka ardhur për shkak të rritjes së investimeve për ruajtjen e mjedisit dhe për mbrojtjen ujore.
Postimi i Ramës:
LAJM I MIRË
Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit
Rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujrave në det, liqene e lumenj./albeu.com