Sulltani duke kaluar në Portën Triumfale të Shkupit
Pëlqej
Sulltan Mehmed Reshadi i V-të ka qëndruar në Shkup gjatë vitit 1911-të.

Ai, gjatë qëndrimit të tij ka kaluar me kalë në Portën Triumfale, pranë Urës së Gurit.

Një gjë të tillë e thotë kronisti nga Shkupi, Danillo Kocevski.

"Sheshi i Shkupit në atë kohë nuk kishte formë të tillë. Formën e sheshit e mori pas Luftës së parë botërore, kur edhe u rrënua edhe xhamia e famshme në sheshin e Shkupit, Xhamia Burmali. Atëbotë, sheshi ishte një hapësirë e madhe, kurse para Urës kishte disa shtëpi që formonin rrugë që shpiente kah stacioni hekurudhore. Në foto shihet se kolona vjen nga ana e djathtë e urës prej anës së parkut. Sulltani Mehmed Reshadi i Pestë arriti në Selanik me anije më 11 korrik 1911, prej atje me tren arriti në Shkup. Ka vizituar edhe qytete të tjera të Maqedonisë dhe rajonit. SulltaniShkup u prit nga numër i madh qytetarësh të atëhershëm që kishin dale ta përshëndesnin. Qëndrimin e tij në Shkup e kishte në ndërtesën e shkollës së zejtarëve "Islihane" që gjendej në afërsi të komunës së qendrës tani. Këtë emër Islihane e mbante edhe gjithë parku i qytetitShkupit. Të nesërmen Sulltani vizitoi edhe Çarshinë e vjetër dhe pjesën tjetër të qytetit", ka sqaruar historiani. /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2014, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori