Sulimani për Albeu.com: Shqiptarët e Maqedonisë jetimë të politikanëve që mbrojnë kolltuqet
Politologu Xhenis Sulimani
"Bomba" e sotme e LSDM-së zbuloi një detaj shumë tronditës në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Shefi i policisë sekrete në Maqedoni, Sasho Mijallkov dhe ministria e brendshme Gordana Jankullovska, pranojnë se të burgosurit për rastin e "Sopotit", janë të pafajshëm. Ndërkohë që 11 të akuzuarit për këtë rast kanë vite që qëndrojnë në burg.

"Nuk ka shqiptar që nuk beson në pafajësinë e të akuzuarve në rastin e Sopotit. Megjithatë të rrallë kanë qenë ata që kanë ngritur zërin kundër kësaj padrejtësie. Duke e pasur parasysh regjimin autoritar që po e ushtron Nikolla Gruevski, i ndihmuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim", shprehet për Portalin Albeu politologu Xhenis Sulimani.

Sipas tij, "nga biseda e fundit mes Jankullovskës dhe Mijallkovit që u publikua nga Lidhja Social Demokratke mund të nxjerrim dy segmente të rëndësishme për t’a kuptuar rolin shqiptar në Qeverinë BDI&VMRO-DOMNE.

Çështja e parë, nga biseda u konfirmua se sa janë shqiptarët faktorë në Maqedoni për t’i mbrojtur qytetarët e pafajshëm dhe si për interesa personale e rejtingun partiak i ngritin çështjet, por nuk i finalizojnë me zgjidhje. Dhe e dyta, më e rëndësishme, nga përfundimi Jankullovskës kuptojmë se edhe pala maqedonase e ka kuptuar se politikanëve shqiptarë iu intereson vetëm kolltuku, dhe se ata nuk janë të interesuar për të nxjerrë shqiptarë nga burgu, sepse edhe ashtu burgjet janë përplot me shqiptarë, thoshte Jankullovska, duke e theksuar fjalën nënçmuese për shqiptarët, "shiptari'", vijon deklaratën e tij për Portalin Albeu politologu Sulimani.

Në fund të prononcimit z.Sulimani thekson se "bomba" e sotme vulosi fatin e jetimit të një shqiptari në Maqedoni.

"Aq vite sa po e mbajnë burgun të pafajshmit e Sopotit, po aq vite BDI është në pushtet, kjo është më shumë se tronditëse, elektorati shqiptarë në Maqedoni po ndihet si jetim, "bomba" e fundit vulosi fatin e jetimit të një shqiptari në Maqedoni", përfundon politologu Xhenis Sulimani. /albeu.com/

Intervistoi: Aurel Rakipllari
Shtuar më 23/04/2015, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori