Sulejman Rexhepi: Dy xhami në Shkup nuk i kemi nën kontroll
Pëlqej
Bashkësia Islame ka dhënë alarmin, duke thënë se ka xhami të cilat nuk janë nën kontroll të sajin.

Drejtuesi i Bashkësisë Islame Sulejman Rexhepi ka shprehur dyshime edhe ndaj Shoqatave të ndryshme, dhe se ai apelon të njihet dhe respektohet autoriteti i BFIM dhe shoqatat joqeveritare të mos merren me punët e kësaj Bashkësie.

Ai ka kritikuar institucionet shtetërorore, se po lejojnë organizata të ndryshme të merren me çështjet e fesë.

“Por ne me përpjekje maksimale që më parë kemi krijuar një pozicion: asnjë imam nuk mund të jetë në xhamitë tona nëse nuk nënshkruan një deklaratë ku thuhet se në praktikë, në veprim në predikim nuk i largohem shkollës juridike Hanifije dhe nëse në çastin kur lëviz nga interpretimi burimor, autokton, tradicional, atëherë BFI lirisht mund të na largojë nga angazhimi si imam i xhamisë. Mirëpo, kemi vetëm një problem dhe këtë nuk mund ta fshehim. Është xhamia e Jahja Pashës dhe e Tutunsëzit. Në këto dy xhami, edhe pse punëtorët, imamët dhe ndihmësit e tyre janë njerëz tanë, nuk e kemi njeriun e parë të quajtur muteveli, nuk është i yni por është i imponuar", tha Rexhepi.

Sulejman Rexhepi ka shtuar se megjithatë ai dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit mysliman mund të hyjnë në këto xhami, por se nuk kanë kontroll mbi xhamitë. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori