Sukses i madh i studentëve të Mjekësisë së USHT
Në Kongresin e III Ndërkombëtar KISCOMS III – MACEDONIA 2012, i cili u mbajt nga 9-13 maj në Strugë, Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës me studentët Vegim Zhaku, Hazir Aziri dhe Bleron Kolonja nën mentorimin e Doc. Dr Arben Taravari, fituan vendin e parë, duke konkurruar me mbi 70 punime që janë realizuar nëpër institute të larta shkencore.

Të dytët u rradhitën studentët nga Universiteti i Prishtinës, kurse të tretët studentët nga Universiteti i Tiranës.

Ky kongres u hap në sallën universale në Shkup dhe ishte nën patronatin e zëvendës kryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë Z. Musa Xhaferi dhe rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr Agron Reka, me pjesmarrje edhe të ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, dekanëve të fakultetit të mjekësisë, profesorëve universitarë etj.

Në këtë kongres i cili është i treti me rradhë, pas atij të mbajtur në Prishtinë në vitin 2008 dhe Tiranë në vitin 2010, morën pjesë studentë të shkencave të mjekësisë nga disa shtete të Europës dhe lindjes së mesme si: Anglia, Lituania, Greqia, Pakistani, Irani etj. Por duhet theksur fakti se numri më i madh i punimeve ishte nga studentët e fakultetit të mjekësisë së Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe Tetovës.

Studentët fitues të vendit të parë thonë se kjo është një fitore e madhe e fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, pasi i vendos ata bashkë në një piedestal me studentët e fakulteteve të mjekësisë nga Shkupi, Prishtina, Tirana dhe mbarë Europa.

Kjo fitore, duhet të shërbejë si katalizator për studentët tjerë, të cilët duhet të clirohen nga kompleksi i inferioritetit dhe të ndihen krenarë që studjojnë në USHT. Kjo fitore tregon se studentët e USHT-së janë në një nivel me studentët e fakulteteve tjera dhe se këto studentë kanë potenciale dhe ambicie për të zhvilluar shkencë.

Punimi kishte të bëjë me prevalencën e demencave në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë në grupmoshat nga 50 deri në mbi 80 vjet.

Duke ditur se demenca paraqet një sëmundje mjaft komplekse e cila shoqërohet me crregullim të memorjes dhe të paktën njërit prej funksioneve të tjera kortikale si : të folurit, llogaritja, orientimi në hapësirë, marrja e vendimeve, gjykimi dhe arsyetimi abstrakt, ne morëm iniciativën që të bëjmë këtë investigim dhe personave të cilët janë të padiagnostikuar me demencë por edhe familjarëve tu jepen këshilla se si të veprojnë më tutje, por edhe ti udhëzojmë për te mjeku.

Ky punim është një punim prospektiv I cili u realizua në një kohëgjatje 5 mujore(3 muaj në mbledhjen e materialit dhe 2 muaj në përpunimin dhe analizmin e të dhënave) në 5 qytete të Republikës së Maqedonisë si: Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërcovë dhe Strugë. Nga rezultatet e marrra u vërtetuan edhe tezat ndërkombëtare se me rritjen e moshës, edhe problemet me vizatimin e orës dhe mini mental testin janë evidente. Në 42.98 % e të gjithë grupmoshave nga testet që u përdorën u vërtetuan se kanë probleme kognitive dhe e gjith kjo mund të ishte si reultat I rritjes së moshës, nivelit të edukimit por edhe sëmundjen aktuale që kanë pasur të ekzaminuarit tanë.
Studenët shpresojnë që në të ardhmen me punime të atilla të marrin pjesë edhe në kongrese tjera prestigjioze dhe me renome botërore, sepse siç thonë ata, qëllimi është te përfaqësimi dinjitoz dhe afirmimi I fakultetit të mjekësisë praën Univeristetit Shtetëror të Tetovës, në mbarë Europën dhe botën. /Faik Bajrami, Tetovë/
Shtuar më 22/05/2012, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori