Kryetari i komunës Fatmir
Dehari beri të ditur se ka dëme materiale në qytet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, pasi bodrumet e disa shtëpive janë mbushur me ujë.
Ai theksoi se u dëshmua që
kanalet atmosferike dhënë rezultate në shmangien e katastrofës.
Dehari ishte kritik ndaj Agjencisë së Rrugëve, duke thënë se ata kanë neglizhuar situatën , meqë mbrëmë u
bllokua për një kohë magjistralja Kërçovë-Ohër, ku si rezultat, uji arriti në gjysmë metër dhe u
bllokua për një kohë qarkullimi i automjeteve.
Qendra për menaxhim me kriza bëri të ditur se ka bodrume të përmbytura në dy rrugë të qytetit por numri i tyre dhe sasia e dëmeve do të dihen pas evidentimit në terren. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2016,
ora 17:39