Qyteti i Ohrit është kapluar nga një super
stuhi që ka ngritur në këmbë Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe autoritet lokale për t’u përballur me këtë katastrofë që i
rrezikohet qytetit piktoresk.
“Ne dolëm në
teren dhe normalisht edhe ekipet tona do të jenë gjatë gjithë natës në
teren, kurse nga mëngjesi në orën 5 fillojmë me pastrimin intenziv të
qytetit. Për fat të keq Ohrin e kapi moti i keq i cili një kohë të gjatë nuk mbahet mend në qytetin tonë , megjithatë presim që situata të normalizohet gjatë natës”, u shprehe Jovan Stojanovski, Kryetar i Komunës së Ohrit.
Nga ana tjetër, Ramiz Merko i Strugës thotë se ky qytet nuk
rrezikohet nga kjo
stuhi.
Shtuar më 18/03/2018,
ora 09:01