Studentët të drejtohen te profesionet deficitare
Universitetet shtetërore, por edhe ato private, së shpejti mund të rishikojnë drejtimet dhe programet studimore.

Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe Agjencia për punësim, pas një analize të kryer për nevojat e tregut të punës, në raport me kuotat për regjistrim nëpër universitete, ka nxjerrë konkluzat se duhet të nxitet interesi i të rinjve për regjistrim nëpër programet studimore që si profesionale janë deficitare dhe janë të nevojshme në tregun e punës.

Sipas analizës së bërë, drejtime deficite, ku duhet të rriten kuotat e regjistrimeve, janë paraqitur programet: inxhinier ndërtimi, programues kompjuterik, farmacistë, doktor të mjekësisë – oftamolog, inxhinierë gjeodezie, inxhinierë kompjuterik, profesorë matematike, veterinerë dhe drejtime e-biznesi, etj.

Ndërsa, si drejtime të stërngarkuara dhe që paraqiten si suficite, ku duhet të zvogëlohen kuotat, janë: administrata e biznesit, profesorë fizike, profesorë të gjuhës maqedonase, profesorë filozofie, kriminalistikë, drejtësi, etnologji, histori, gjeografi, inxhinierë gjeologjie, ekonomi, menaxhim me turizëm, inxhinierë pylltarie, kimistë, etj.

Analiza e ministrive rekomandon mbylljen e plotë të përkohshme të drejtimeve: punëtor social, edukatorë, mësues, profesorë për gjuhë maqedonase dhe letërsi jugosllave, profesorë dhe mësues të gjuhës shqipe etj.
Drejtimet për mbrojtje dhe për administratë publike rekomandohen që të hiqen plotësisht nga universitetet.

Ministri i Arsimit, Pance Kralev, deklaroi se në këtë mënyrë mundësohet që maturantëve t’u bëhet me dije se me cilët drejtime studimore ata mund të gjejnë punë më lehtë.

Sipas tij, drejtimet deficitare do të publikohen në faqen e internetit dhe se ato do të promovohen. Të gjitha rekomandimet gjithashtu do ti dorëzohen universiteteve në vend.
Shtuar më 30/11/2011, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori