Studentët në Tetovë edhe sot në protestë, kushti i tyre për dialog
Studentët kryesisht të Universitetit të Tetovës, sot për të tretën ditë protestuan duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre. Ata janë takuar në Universitetin e Tetovës me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Arbër Çeliku. Ky i fundit kërkoi diskutim pa media dhe vetëm me 13 studentë aq sa janë fakultetet, por studentët nuk pranuan.

Pasi u mblodhën para Universitetit të Tetovës, dhejtëra studentë të këtij universiteti trasuan rrugën për në rektorat ku u pritën nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Arbër Çeliku. Pas një diskutimi kaotik para mediave, në korridor, ky i fundit tha se kërkon që studentët të dorëzojnë zyrtarisht kërkesat në Senatin e Universitetit dhe më pas të negociohet me 13 studentë që përfaqësojnë gjitha fakultetet në këtë Universitet. Gjithashtu, ai tha se kjo nuk është çështje që duhet të zhvillohet para mediave.

Nga ana tjetër, studentët thonë se nuk pranojnë negociata për kërkesat e tyre por kërkojnë plotësim të të gjitha 13 kërkesave. Ata gjithashtu kërkojnë që kërkesat mos të shkojnë në arkiv, duke marrë më pas përgjigje negative, siç është bërë deri më tani.

Studentët thonë se nuk duan të përçahen dhe të përafqësohen vetëm nga 13 por kërkojnë të gjithë të jenë të pranishëm në diskutim me Senatin i cili do të jetë publik dhe para mediave. Këtë e kërkojnë sepse nuk dëshirojnë të marrin premtime pas dyerve të mbyllura të cilat nuk plotësohen më pas.
Shtuar më 20/12/2018, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori