Messi ka mundësi të thyejë rekordin e Pele

Mediat në Spanjë i kanë kushtuar rëndësi të madhe rifillimit të sezonit në La Liga.

Sot në orën 22:00, Sevilla zhvillon derbin përballë Real Betis, me futbollin në Spanjë që rikthehet pas tre muajve.

Barcelona do të synojnë fitimin e titullit, pasi udhëheq me dy pikë më shumë se Real Madrid, teksa Lionel Messi ka para tij edhe dy sfida tjera.
Ylli argjentinas deri në fund të sezonit mund të thyejë dy rekorde të legjendave të futbollit, Pele dhe Telmo Zarra.

Pele është lojtari me më shumë gola të shënuar te një skuadër, duke realizuar 643 herë në fanellën e Santos.

Lionel Messi, te Barcelona ka shënuar 627 gola dhe ka mundësi të mirë të arrijë dhe kalojë rekordin e Pele.

Një tjetër rekord që mund të arrihet nga Lionel Messi, është ai i golashënuesit më të mirë në La Liga, i njohur si “Pichichi”.

Telmo Zarra dhe Messi e kanë fituar nga gjashtë herë këtë çmim dhe kapiteni i Barcelonës është në rrugën e duhur të fitojë për të shtatën herë, pasi kryeson në renditjen e golashënuesve në La Liga me 19 gola të shënuar, pesë më shumë se Karim Benzema.


Shtuar 11.06.2020 14:30