72 orë nënë, Olta Boka ndan emocionet më të bukura (FOTO LAJM)

Vetëm dy ditë më parë, Olta Boka dhe Ivi Rrokaj u bënë prindër për herë të parë!

Këngëtarja solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin e veçantë Gaia, teksa ka ndarë edhe një foto tejet të bukur nga materniteti me ndjekësit e saj në Instagram.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj 👼🏼, perendesha e jeteve tona👑
Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!
Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij! Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire!”- ishin fjalët e ëmbla të Oltës krahas postimit.

Vetëm 72 orë pasi u bë nënë, këngëtarja ka treguar për ndjekësit ndjesitë më të veçanta të këtyre dy ditëve kaq të mrekullueshme për të.

Këto momente që ka kaluar, Olta i cilëson si më të bukurat e jetës së saj, teksa i falenderon të gjithë për urimet.

“Kanë qenë 72 orët më intensive, më të ëmbla dhe më të bukurat e jetës sime! Faleminderit me shpirt që jeni pjesë e gëzimit tim me urimet tuaja! Do të na duhet pak kohë t’ju kthejmë përgjigje, sa t’ia marrim pak dorën.”- shkruan Olta, e cila ende nuk e ka treguar portretin e të voglës së saj.


Shtuar 18.07.2020 11:40