“Jeni Zoti i futbollit portugez”, skuadra e vendlindjes së tij vjen me kërkesë të padëgjuar për Ronaldon

Lojtarët e skuadrës portugeze Olhanense i kanë shkruar një letër sulmuesit të Juventusit, Kristiano Ronaldo, për t’i kërkuar të ndërhyjë te Federata Portugeze.

Federata me vendimin për të lejuar ngjitjen e 2 skuadrave të para, i ka mohuar klubit të Olhanense, me një pikë më pak se vendi i 2-të, të ngjitet në Serinë B për sezonin e ardhshëm.

“Kemi vendosur të jua dërgojmë këtë letër ju, sepse jeni simboli më i lartë i globit për sa i përket futbollistëve. Jeni Zoti i futbollit portugez dhe model frymëzimi për këdo që luan futboll në vendin tonë.

Miti Kristiano Ronaldo lëviz pasionin e të gjithë djemve që luajnë futboll në rrugë, në të gjitha lagjet portugeze. Ushqen shpresat e fëmijëve kur futen në seancat stërvitore çdo ditë. Dhe ndihmon futbollistët profesionistë që të përmirësohen gjithmonë,” shkruhet ndër të tjera në letër.


Shtuar 20.05.2020 17:07