Në Strugë
maqedonasit kanë mbajtur një protestë të qetë përmes së cilës është kërkuar mbajtja e raundit të tretë të
zgjedhjeve. Protestuesit reaguan se raundi i dytë
zgjedhor ka qenë jolegjitim dhe me manipulime, ku sipas tyre në këtë mënyrë fitoi kandidati shqiptar Ziadin Sela.
Protesta është udhëhequr nga VMRO-DPMNE në këtë komunë, ku kryetari i kësaj dege partiake, Pero Petkovski deklaroi se zgjedhjet janë jolegjitime dhe është kërkuar që të Gjykata Administrative të anuloj raundin e dytë dhe të shpallet
raund i tretë
zgjedhor, shkruna Ina.
VMRO-DPMNE bëri të ditur se do të vazhdojë koalicioni lokal me partinë opozitare LSDM në funksion siç thuhet të interesave të qytetarëve./albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 12:41