Strugë, dhunohet brutalisht 17-vjeçari
Persona të maskuar kanë sulmuar dhe rrahur sot brutalisht të riun B.Z.(17) nxënës shqiptar i shkollës së mesme nga Struga. Sipas informacioneve të agjencisë INA, 17 vjeçari u sulmua në hyrje të ndërtesës ku banon.

Pas rrahjes, prindërit e kanë dërguar në spital për të marë ndihmën e parë dhe më pas sipas informacioneve, gjatë ditës së djeshme është nxjerrë nga spitali dhe është në regjim shtrati në shtëpinë e tij.

Nga biseda e shkurtër me prindin, u informuam se djali i tij është sulmuar dhe rrahur brutalisht pa asnjë shkak dhe se rasti do të ndriçohet në tërësi.

Nga SPB bënë të ditur se për rastin janë në dijeni por nuk ka akoma paraqitje zyrtare dhe së shpejti pritet verifikimi i informacioneve dhe gjendjes faktike. Hollësitë lidhur me këtë ngjarje që shton pasigurinë e qytetarëve do të dihen gjatë orëve të pasditës, pohojnë edhe nga SPB edhe nga prindërit të B.Z. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori