Struganët ultimatum 10 ditë qeverisë dhe komunës për deponinë
Qytetarwt e Strugws japin afat prej 10 ditëve qeverisë dhe komunës për realizimin e premtimit për blerjen e pajisjes me të cilat mbeturinat e Strugës do të barten në deponinë “Drislla”.

Kjo kërkesë erdhi pasi mbrëmë deponia përsëri filloi të digjet. Nga organizata “Struganët për Strugën” thonë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi.

Edhe nga iniciativa qytetare “Mjaft është” thonë se me shkrim iu kanë drejtuar qeverisë dhe pushtetit lokal me kërkesë që të tregojnë deri ku është procesi i blerjes së kontejnerëve dhe kamionëve.

"Në rast se organet kompetente nuk kanë kapacitete njerëzore për zbatimin e vendimit të qeverisë për ndihmë urgjente për deponinë e egër në Strugë, ne si iniciativë qytetare mund të ndihmojmë dhe një pjesë e përfaqësuesve të autorizohen me qëllim zbatimin e vendimit të qeverisë. Ne do të kërkonim informacione edhe nga agjencia e cila e siguron deponinë që të na informojë përse mbrëmë ndodhi ky zjarr dhe kush e ka bërë"- thotë për Alsat-M, Gligorie Qatoski – iniciativa qytetare “Mjaft është”.

Organizata joqeveritare thonë se deponia edhe më tej po mbushet me mbeturina edhe atë me sasi më të mëdha për shkak të sezonit turistik, kurse qyteti edhe më tej vazhdon të helmohet. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori