Struganët sërish në protesta
Qyteti i Strugës njihet si një nga perlat turistike të Maqedonisë.

1.5 kilometra larg liqenit ndodhet edhe makthi i struganëve, deponia e mbeturinave.

Më tepër se një muaj më parë, zjarri i shkaktuar në këtë deponi, që sipas autoriteteve ishte i vënë me qëllim, bëri që t'i jepet vëmendja e duhur këtij problemi i cili ka anë të shumfishta negative.

Ekzistenca e kësaj deponia shihet me shqetësim për shkak se e ndot ajrin, por edhe mund të jetë burim i epidemive dhe i sëmundjeve të ndryshme, shkruan Almakos.

Tashmë edhe qytetarëve të Strugës po ju humbet durimi. Sot ata sërisht do të protestojnë për të shprehur revoltën e tyre.

Protesta do të mbahet sonte nga ora 18 e cila do të fillojë para Çarshisë së Strugës.

Protesta e inicohet nga Lëvizja Mjaft dhe kërkojnë që të mbyllet deponia.

Struga nuk është I vetmi qytet që ka një problem të till. Në listë i bashkohën edhe Tetova, Gostivari, Studeniçan, Dibra e disa vendbanime të tjera.

Disa prej këtyre vendbanimeve kanë vite të tëra që ankohen, por më kot, zhurma në vesh të shurdhër.
Shtuar më 21/06/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori