“Struganët për Strugën” me ultimatum për zgjidhjen e situatës së vendgrumbullimit të mbetjeve
Prej ditës së nesërme do të fillojë sigurimi fizik prej 24 orëve në vendgrumbullimin e mbetjeve në Strugë i cili edhe sot lëshon tym duke e ndotur në këtë mënyrë qytetin.

Për mbrojtjen e saj do të kujdeset një kompani private e sigurimit.

Njëkohësisht, në deponi do të vendosen drita. Por, qytetarët janë të lodhur nga pritja që organet shtetërore ta shuajnë zjarrin e deponisë.

Nga LSDM-ja në Strugë sot njoftuan se problemi do të zgjidhet me bartjen e mbeturinave në deponinë Drislla në Shkup.

“Fondet financiare janë siguruar. Tani ngel të kalojë procedura për sigurim që të fillojnë me punë – tha Jovan Mitreski – deputet i LSDM-së.

Në përpjekjen që të zgjidhet problemi ekologjik në Strugë, pushteti qendror planifikon që lokacioni për deponinë e re të jetë në komunën e pastër ekologjike të Debarcës.

Por, pushteti i atjeshëm lokal ka kundërshtuar këtë vendim. Mësohet se për momentin po punohet në ndryshimet ligjore me të cilat qeveria dhe Ministria e Ambientit planifikojnë t’ua marrin kompetencat komunave kur bëhet fjalë për përcaktimin e lokacioneve për ndërtimin e deponive rajonale, njofton Alsat-m.

Deri më tani planet e këtilla nuk mund të realizoheshin për shkak se patjetër duhej të kishte pajtim nga komunat e përfshira. /albeu.com/


Shtuar më 31/07/2017, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori