Struganët japin 15 ditë afat për zgjidhjen e problemit me deponinë
Struganët u japin afat prej 15 ditëve autoriteteve lokale dhe qendrore ta zgjidhin problemin me deponinë e qytetit, përkatësisht të caktojnë një vend ku në të ardhmen do të dërgohen mbeturinat.

Kjo vjen pasi javën e kaluar deponia u shua tërësisht, ndërsa u pastrua edhe tymi që më shumë se dy muaj i helmonte struganët.

Por, ekspertët e ambientit jetësorë paralajmërojnë se me dërgimin e deponisë në një tjetër vend, do të mbyllet një plagë, ndërsa hapet një tjetër.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Strugës Zabzun tha se në të ardhmen mbeturinat e Strugës do të hidhen në lokacion së paku 30 kilometra larg qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori