Struganët dalin në protesta kundër ndotjes së ajrit
Qytetarët në Strugë kanë protestuar edhe sot kundër mbetjeve që ndodhet vetëm 100 metra larg nga shtëpitë e para.

Ata përmes protestave të qeta dhe bllokimin e rrugës për hyrje në qytet, kërkuan që të zgjidhet problemi me mbetjet urbane.

“Kanceri nuk njeh as fe, as komb. Të gjithë dalim për të protestuar pa dalim cilës kombësia, fe, racë i takojmë, protestojmë kundër kësaj murtaje që është këtu në qytetin tonë”, deklaroi një qytetar.

Nga iniciativa qytetare ”Mjaft” paralajmëruan se në qoftë se deri të mërkurën nga institucionet nuk ka zgjidhje konkrete të problemit, atëherë do t’i radikalizojnë protestat duke bllokuar edhe rrugët. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2017, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori