Struga, perla që duhet vizituar (FOTO & VIDEO)
Struga, qyteti piktoresk rreth bregut të Liqenit të Ohrit, gjithnjë e më shumë po bëhet destinacion i vizitorëve të shumtë nga të katër anët e botës.


Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë. Ajo ka qenë e njohur që nga koha e ilirëve dhe shumë shkrimtarë kanë vërejtur se Struga është qytet i gjallë, me tregti të zhvilluar dhe tregje të mëdha. Kjo është arsye për të cilën ekziston një thënie “Si Struga nuk ka tjetër”, pwrcjell Telegrafi Maqedoni.


Krahas bukurisë kaq tërheqëse të këtij qyteti, janë edhe rrethanat tjera të cilat po ndikojnë në rritjen e turizmit në këtë qytet. Exploringmacedonia.com shkruan se Struga ka plazhe të bukura, të cilët janë arsye e fortë për tërheqjen e vizitorëve. Kur vizitoni këtë qytet të qetë, ka edhe disa vende tjera që tregojnë bukuritë dhe kulturën, siç janë: pazari i vjetër i Strugës, xhamitë dhe kishat e vjetëra, trashëgimia kulturore e qytetit, klima e mesme kontinentale, hapësira natyrore të mbrojtura dhe të ruajtura, udhqim i shëndetshëm dhe tradicional, manifestime kulturore me karakter origjinal dhe shumëvjeçar etj.


Struga i ka të gjitha këto potenciale për zhvillimin e turizmit, ajo ka edhe një specifikë tjetër pozitive. Këtu, mund të pushojnë vizitorë të shtresave të ndryshme shoqërore, sepse oferta tristike në këtë drejtim është mjaft e larmishme. Kjo, sidomos kur bëhet fjalë për thellësinë e xhepit që kanë këta qytetarë. Pra, në Strugë mund të pushohet edhe për pak para, por akomodimi në objektet hotelierike reprezentative për qytetarët e thjeshtë është i papërballueshëm.


Kështu, çmimet për shërbimet turistike sillen prej 200 denarë deri në 300 denarë për shtrat në sektorin privat, deri në 30 apo 60 euro në hotelet më reprezentative dhe nga 700 deri më 900 denarë në Autokamp shtëpizat në bregun e liqenit.

Në fillimin e sezonit turistik në Strugë dhoma luksoze, me banjë, terasë dhe televizor në sektorin privat, pothuajse gjithmonë kushton 15 euro, ndërkaq e njëjta por e një kategorie më të ulët mund të gjendet edhe për 10 euro. Në pikun e sezonit këto çmime mund të jenë pak më të larta, por nuk pritet të shkojnë më tepër se 20 përkatësisht 15 euro.


Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik – mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës).


Për shumë shqiptarë e të huaj, Struga është një kartolinë që nuk mund t’i mungojë pushimeve verore dhe listës për ta vizituar këtë vend.
Struga, perla që duhet vizituar (FOTO/VIDEO)

Shtuar më 09/08/2017, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori