Struga ngre kokë: Duam Merkon
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas informacioneve të publikuara në Albeu.com se BDI ka nominuar si kandidat të sajin për Strugën, deputetin Arben Labënishta pranë redaksisë së portalit lokal Strugalajm.com kanë mbërritë një sërë reagimesh nga qytetarët dhe aktivistët e kësaj partie.

Një reagim refuzues ndaj nominimit të Labënishtit, vinë edhe nga strukturat lokale të kësaj partie në nëndegën e BDI-së, në Llabunishtë.

Nevruz Rashiti, aktivist dhe anëtarë i Kryesisë së nëndegës së BDI-së, në Llabunishtë, potencon se kandidimi i Labënishtit, nuk duhet të ndodh sepse sipas tij ai bien ndesh me vullnetin e shprehur të nëndegëve të kësaj partie, si dhe me anketat e realizuara në të cilat populli foli dhe përkrahu Ramiz Merkon, pretendon Rashiti.

Ai publikisht kërkon nga Kryesia qëndrore e BDI-së që të mos marri një vendim të nxituar si dhe të respektoj vullnetin e bazës së partisë, njofton Strugalajm.com.

Rashiti, paralajmëron se nëse në këtë drejtim nuk reflektohet ekziston mundësia që një pjesë e antarësisë së BDI-së në Llabunishtë t’i bojkotoj zgjedhjet /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013, ora 18:48
egzon
e Shtunë 5 Janar 2013, Ora 18:59
Struganet jan te kenaqur me kandidaturen per Strugen, krejt keto jane spekulime nga ana e Ramiz Merkos i cili me cdo kusht dhe pa vullnetin e popullit deshiron mandat te tret. Deshire qe nuk do i realizohet
egzon
e Shtunë 5 Janar 2013, Ora 19:08
Ne mbeshtesim cdo kandidat per vec kryetarit aktual qe ju dha mundesia 8 vjet dhe e ka sjell Strugen ne kete gjendje.
tuti fruti
e Shtunë 5 Janar 2013, Ora 19:55
Është turp nëse Markoja kandidon përsëri në Strugë. Atëherë BDI ja do ta legjitimojë korrupsionin dhe hajdutërinë. Struga është sjellë në nji gjendje mjeruese nga kryetari aktual që përveç për mirëqënien e familjes së vet nuk i intereson asgjë tjetër.
Strugan
e Shtunë 5 Janar 2013, Ora 20:31
Struganet jane te ngulfatur me nga diktatura 8 vjecare e Ramiz Merkos. E pershendesim nominimin e ri duke shpresuar qe Arben Llabenisti te ja kthej dinjitetin shqiptar ketij qyteti ne shume sfera, si ne ate infrastrukturor, kulturor, turistik, etj.
Dollogozhda
e Shtunë 5 Janar 2013, Ora 21:50
Redaksia e Albeu nuk duhet te bie ne kurthin qe ra edhe Alsat-M, sepse asgje nga keto nuk eshten e vertete edhe pse ka indivite te cilet deshirojn ramizin por kur te permendim fjalen Struga duhet me pas kujdes. Ajo qka dihet eshte se struganet jan te gezuar me vendimin e kryesis, sepse pane qe nuk ra pre e shantazheve te ulta te kryetarit aktual, dhe beri zgjedhjen e duhur ne momentin e duhur.
rea vinca
e Shtunë 5 Janar 2013, Ora 21:56
ti delmi sje i knaqur me kryetarin aktual shko bou ti kryetar ..ai 8 vjet e zuri at karriken qe tye ste vin rendi te ulesh ..po u zgjodh kryetar prap te uroj urimee
struga city
e Shtunë 5 Janar 2013, Ora 22:39
kush ja ka fut kot se do e perkrahim Merkon????/ perkundrazi jemi shum te lumtur qe ai nuk do mar pjes ne zgjedhje per kryetar komune ... Ai gjat 2 mandateve nuk ka ngulur nje gozhd ne Struge dhe perkundrazi e ka demtuar dhe e ka bere Strugen qe te ngjaj si nje fshat.
AJDARI.1
e Dielë 6 Janar 2013, Ora 20:06
MERKON E DUAN VETEM ATO TE CILET E KAN SHFRYTEZUAR POZITEN E MERKOS. TE CILET KAN BLE SHTEPIA NGA KOMUNA, RRUGET E STRUGES I KAN BO PARKINGE PER INTERESAT E VETA, APO KAN UZURPU PLAZHIN ME NDERTIME
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian