Struga "flet" shqip(FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas polemikave të ngritura ditëve të fundit ndaj manifestimit ndërkombëtar “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, i cili ka anashkaluar gjuhën shqipe, nëpër Strugë kanë nisur të shihen tabela kundër faktit se gjuha shqipe nuk përdoret në festival.

“Ruani qetësinë, dhe na respektoni. Flisni shqip”, “Thuaj Tungjatjeta”, “Poezia është universale", kanë qenë disa nga tebalet e vëna nëpër qytet.

Stendat afishuese janë vendosur pikërisht në ditën kur pritet të hapet zyrtarisht kjo ngjarje prestigjoze kulturore.

Në këtë mënyrë, organizatorët e festivalit marrin një mesazh të fortë se komuna "nuk bie dakord me mospërdormin e shqipes në festival".

Anashkalimin e gjuhës shqipe në këtë eveniment drejtori i Festivalit, Mite Stefoski e arsyetoi me zbatimin e Ligjit dhe rregulloreve për ngjarje ndërkombëtare kulturore, sikurse “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”.

Sipas tij, ligji thotë se gjuha e vetme zyrtare është maqedonishtja.

Por, këtë konstatim e hodhi poshtë sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi, si dhe eksperti ligjor Mersim Maksuti.

Festivali “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” fillon sonte dhe do të mbahen deri më 26 gusht.

Në fakt, gjuha shqipe është anashkaluar për çdo vit, por se që kur në krye të Strugës u zgjodh Ziadin Sela, evenimenti është bojkotuar nga komuna. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori