“Bëjnë si super VIP-a, dikur priste bluze”, Ada Dedës i dalin thashethemet sheshit për Argjirën (VIDEO)

“Best Deal” është programi më i ri në “Tv Klan” ku pesë vajza të showbizit bëhen bashkë dhe vizitojnë vende të ndryshme në bregdetin shqiptar për të arritur ofertën më të mirë. Epo, në një udhëtim mes gocash përveç negociatave për të arritur ofertën më të mirë në hotelin ku qëndrojnë nuk kanë si të mungojnë dhe thashethemet për të tjerët.

E pranishme në këtë episod ka qenë avokatja e njohur Keisli dhe ish-vajza e deputetes së PD Albina Deda, Ada ku gjatë pushimit të tyre nuk kanë kursyer komentet as për çiftin më të ri të shoëbizit shqiptar, Gracianon dhe Argjirën.

Keisli: Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo

Ada: Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme.

Si duket vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin dhe “pa dashje” i shpëtuan këto komente të cilat me siguri Argjira nuk do t’i pres me krahe hapur.

Minuta e 37 ne video:


Shtuar 27.07.2021 12:18