Liderët e bashkësive
fetare në Maqedoni sot kanë mbajtur një takim të përbashkët duke përcjellë mesazhe paqeje dhe tolerance ndërfetare.
Ky takim u zhvillua në selinë e Bashkësisë
Fetare Islame në Shkup.
“Ne liderët fetarë të kishës dhe bashkësive
fetare në RM, mbajtëm takimin e rradhës të përbashkët në selinë e Bashkësisë
Fetare Islame, të nisur nga nevoja për përforcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella si dhe gjetjes së zgjedhjeve për pyetjet të cilat na imponohen gjatë punës së përditshme të bashkësive
fetare, klerikve fetarë si dhe nëpunësve fetarë”, thuhet në komunikatën e miratuar pas këtij takimi.
Liderët fetarë kanë kërkuar ndërprerjen e ofendimeve të ndërsjellta dhe dëmtimeve të
objekteve fetare.
“Të ballafaquar me ngjarjet e fundit të cilat u inkurajuan prej Karnevalit të Vevçanit, si protestat në Strugë, djegien e kishave në Llabunishtë dhe Reçicë të vogël, grafiteve ofenduese në xhamitë dhe kishat, shkatërrimin e simboleve
fetare, ne drejtuesit e bashkësive
fetare në vend, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të ndërpresin ofendimet e ndërsjella në bazë
fetare dhe etnike si dhe të ndërpresin dëmtimin e
objekteve fetare.
Republika e Maqedonisë është shteti jonë i përbashkët dhe jemi të detyruar që të gjithë së bashku ta ruajmë, të sigurojmë paqe dhe qetësi, të respektojmë njëri tjetrin për dallimet
fetare etnike ndërsa për këtë i lutemi dhe shpresojnë në ndihmën e Allahut fuqiplotë”, thuhet në fund të komunikatës së miratuar pas takimit.
Shtuar më 02/02/2012,
ora 21:34