Stoltenberg tregon kur do ta përdorin në praktikë emrin e ri të Maqedonisë
Kjo është ditë historike, ky me të vërtetë është një moment krenar për Republikën ardhshme të Maqedonisë së Veriut, si dhe për të gjithë aleatët e NATO-s dhe të gjithë të cilët kontribuuan ndaj procesit dhe veçanërisht për kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexisi Tsipras, të cilët treguan udhëheqësi të fuqishme, por edhe guxim që e tërë kjo të realizohet, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për MIA-n, të dhënë sot në Bruksel, menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit të Protokollit të përfshirjes së Maqedonisë në NATO.

Ai njëherësh thekson se para vendit tani hapen perspektiva të reja, se bëhet vend i barabartë me të gjithë aleatët tjerë të 29-të, ndërsa deri tek finalizimi përfundimtar i pranimit, ministrat tanë do të marrin pjesë në punën e trupave të Aleancës, por pa të drejtë për të votuar.

Z. Stoltenberg, Ju falënderoj që e pranuat ftesën për këtë intervistë. Ju ishin në vitin 2008 në Bukuresht kur vendi shpresonte se do ta marrë ftesën. Ju jeni në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s kur vendi përfundimisht e fillon procesin e inkuadrimit në NATO. Si ndiheni?

Kjo është ditë historike, me të vërtetë është moment krenar për Republikën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut, si dhe për të gjithë aleatët e NATO-s dhe të gjithë të cilët kontribuuan ndaj procesit dhe veçanërisht për kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexisi Tsipras, të cilët treguan udhëheqësi të fuqishme, por edhe guxim që e tërë kjo të realizohet.


Gjithashtu, personalisht jam i lidhur, sepse isha në Bukuresht në vitin 2008 kur të gjithë besuam se FYROM do të bëhet anëtar, por për shkak të problemit me emrin kjo do të realizohet. Më pas, e kalova fëmijërinë në ish-Jugosllavinë dhe më kujtohet se e vizituam Shkupin pas tërmetit, kështu që kam marrëdhënie personale ndaj vendit dhe ndaj rajonit.

E shkëlqyeshme është ndjenja se jam sekretar i përgjithshëm i NATO-s në periudhën kur vendi e nënshkroi protokollin për inkuadrim dhe i dëshiron mirëseardhje Republikës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Kur do të filloni ta quani Maqedonia e Veriut?

Pasi të gjitha procedurat e nevojshme do të përfundojnë, presim kjo të ndodh në ditët dhe javët në vijim. Pasi ato të përfundojnë, do të fillojmë ta quajmë Republika e Maqedonisë së Veriut. Sinqerisht gëzohem, sepse emri është i rëndësishëm, por edhe gjithashtu e konfirmon faktin se një çështje, mosmarrëveshje midis dy vendeve fqinje, Greqia dhe Republika e ardhshme e Maqedonisë së Veriut, e zgjodhën çështjen. Kjo është padyshim shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve, për stabilitetin, si dhe për perspektivën e vendit që të integrohet në NATO dhe më vonë edhe në BE. Por, gjithashtu, kjo reflekton diçka më shumë nga vetë emri, e reflekton edhe vullnetin që të punohet së bashku, e rëndësishme është për paqen dhe për stabilitetin si dhe për ekonominë.

Në Mal të Zi, vendi i fundit i cili u bë anëtar i NATO-s, investimet nga vendet të cilat janë në NATO dyfish janë rritur. Nuk bëhet fjalë vetëm për prosperitet paqësor, por edhe për zhvillim ekonomik.

Shpjegoni sa më thjesht, cilat janë hapat që çojnë deri te anëtarësimi i plotëfuqishëm? Çka do të ndodhë tani me vendin?


Prej sot, anëtarët e Qeverisë në Shkup, ministrat, do të ftohen të marrin pjesë në mbledhjet e NATO-s, Javën e ardhshme, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të NATO-s, do të ulet në tryezë me të gjithë ministrat tjerë, do të merr pjesë në debatet. Gëzohem se do t’i dëshiroj mirëseardhje Radmillës në mbledhje. Pastaj, ministri i Punëve të Jashtme do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme, ndërsa ambasadori do të merr pjesë në mbledhjet javore këtu në Bruksel. Në fund të vitit, kryeministri Zaev do të merr pjesë në samitin e liderëve të NATO-s në Londër. Që do të thotë do të merrni ftesë për pjesëmarrje në mbledhjet e NATO-s në të gjitha nivelet.

Pasi të gjithë përfaqësuesit sot e kanë nënshkruar Protokollin, me përkrahjen e të gjithë aleatëve, hapi i ardhshëm parashikon ratifikim të protokollit në të gjitha 29 anëtaret. Pas ratifikimit, Republika e ardhshme e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotëfuqishme e Aleancës. Nuk mund të them kur saktë kjo do të ndodhë, varet nga procesi i të gjithë parlamenteve të aleatëve, por herën e fundit kur Mali i Zi u bë anëtar, procesi ka përfunduar për një vit.

Si vend i ftuar që të merr pjesë, ai nuk ka të drejtë të votojë, të merr pjesë në procesin e marrjes së vendimeve, a është kjo e saktë? Çka do të thotë të jesh me status i ftuar?

Do të thotë se do të merrni pjesë në diskutimet, do të merrni pjesë në formimin e vendimeve, se mund ta shprehni mendimin e juaj, por nuk do të mund të votoni.

Synojmë ndaj konsensusit, NATO është i ndërtuar me konsensus, Ka dallim, por në të vërtetë do të integroheni në procesin e marrjes së vendimeve, do të keni qasje deri te informatat, të jeni në takimet. Por, nuk do të jeni anëtare e plotfuqishme derisa protokolli nuk ratifikohet në të gjitha parlamentet.


Do të kemi qasje ndaj të gjitha formateve të Aleancës?

Në të gjitha formatet, në pothuaj në të gjitha takimet. Por, ka edhe përjashtime. Për shembull, nuk mund të jeni pjesë e takimit të Grupit për planifikim bërthamor, kjo është një shembull ku vetëm anëtaret e plotëfuqishme mund të marrin pjesë. Disa herë në javë, kemi mbledhje të Grupit veriatlantik me ambasadorët. edhe ju do të jeni aty. Ka edhe takime të rregullta ministrore, me ministra të mbrojtjes, të punëve të jashtme, ndërsa ju do të prezantoheni aty. Në samitet, kryeministri do të merr pjesë aty. Do të thotë do të merrni pjesë në pothuaj të gjitha takimet, me përjashtime të vogla.

Na presin ende reforma, procesi reformues nuk është gati. Cilat janë çështjet e rëndësishme për vendin?

Reformat imponojnë që vazhdimisht të bëhen përpjekje, si nga vendet anëtare, ashtu edhe nga vendet të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare. Nevoja për reforma nuk ndalet kur e keni nënshkruar protokollin ose kur u bëtë anëtare e plotëfuqishme. Reformat vazhdojnë tërë kohën. E përshëndes porosinë e qartë të Qeverisë se do të vazhdoni t’i modernizoni institucionet mbrojtëse, të zbatoni reforma në institucionet për zbulim, dhe ta përforconi sundimin e së drejtës. Reformat janë proces i vazhdueshëm dhe duhet të vazhdojë për Republikën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjithë aleatët e NATO-s.

A prisni probleme me Rusinë?

Jo, nuk pres probleme të vërteta. Ata qartë thanë se atyre nuk u pëlqen kjo, megjithatë Republika e Maqedonisë së Veriut është vend sovran dhe ne duhet t’i resperktzojmë vendimet demokratike të vendeve sovrane dhe demokratike. Ka pasur mosmarrëveshje edhe në vendin tim, kur Norvegjia u bë anëtare e NATO-s në vitin 1949. Disa parti ishin kundër, ndërsa kishte edhe të tilla që shumë e përkrahnin procesin. Por ka pasur proces demokratik në parlament dhe shumica vendosi që vendi duhet të bëhet anëtar. Prej atëherë jemi të lumtur me vendimin që e kemi bërë. Ekzistojnë qëndrimet të ndryshme, kjo është pjesë e demokracisë. Rusia u prononcua se nuk u pëlqen, ky është qëndimi i tyre, por realiteti është se të gjithë ne, mes të cilëve edhe Rusia, duhet t’i respektojmë popujt sovranë. NATO e bën pikërisht këtë.

/Tanja Milevska - MIA/
Shtuar më 06/02/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori