Stoli kontrabandë në Maqedoni, arrestohet bullgarja
Autoritetet doganore të Maqedonisë kanë zbuluar dhe sekuestruar 1.500 stoli ari “Svarovski”, të cilët do të hynin në vend në mënyrë të paligjshme nga një shtetase bullgare.

Ajo ishte shprehur se hynte në vend për qëllime turistike dhe se nuk kishte asgjë për të deklaruar, megjithatë gjatë kontrollit të bagazhit të makinës janë gjetur stolitë e arit dhe argjendit të ndara në pesë çanta.

Vlera e mallit të ndaluar shkon rreth 420 mijë denarë. Më pas, gruaja e ndaluar nga policia, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është prezantuar si menaxhere e kompanisë “Svarovski’ për Bullgari, Maqedoni dhe Serbi dhe se qëllimi i vizitës në Shkup ishte prezantimi i stolive të arit, por ajo nuk kishte dokumente zyrtare dhe ftesë për prezantim. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2013, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori