"Stojan Andov ka lidhje me Lagjen e Trimave"
Gazetarja maqedonase e afërt me VMRO DPMNE-në dhe me qëndrime radikale kundër shqiptarëve, Mirka Velinkovska, gjatë emisionit "Në qendër", e pyetur nëse kanë lidhje me "Lagjen e Trimave" politikanët maqedonas, ajo ka thënë se në mesin e tyre është edhe Stojan Andov.

"Stojan Andov është i implikuar. Një javë para se të ndodhë Lagjia e Trimave, në maj, ai ka qenë në komunikim me këta dy Burger dhe Stoner.

Kështu që, Andov është i njohur për këtë edhe që nga koha e Van Der Stulit, i cili erdhi atëherë në 'Puls' dhe na njoftoi se personi është i turbullt. Ai është si dhelpër, shpëton", ka thënë Velinkovska.

Kujtojmë se si pasojë e "Lagjës se Trimave" dhanë dorëheqjen ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i shërbimit sekret Sasho Mijallkov. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori