Stefani, maqedonasi që ishte konvertuar në mysliman e që luftoi për ISIS-in
Stefan.S është maqedonasi i arrestur gjatë operacionit të fundit anti-terrorist të koduar "celula". Policia ka thënë se, gjatë viteve të fundit Stefani ishte konvertuar nga orthodoks në mysliman.

Ai njihej si "vëlla" i devotshëm në mesin e besimtarëvedhe se kishte udhëtuar disa herë drejt Sirisë duke luftuar në radhët e ISIS.

Sipas MPB-së, detyra e tij në Maqedoni ka qenë rekrutimi i luftëtarëve të rinj dhe për këtë gjë ai vepronte me një emër mysliman që nuk është bërë ende publik.

Në operacionin e djeshëm u ndaluan 9 persona, ndërsa 27 janë në kërkim. Ndaj personave të shoqëruar në polici është shqiptuar masa për vepër terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftërat e huaja. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2015, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori