Stefan Fyle viziton sot Shkupin
Dy muaj pas takimit të parë në kuadër të dialogut në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së, komisioneri për zgjerim Stefan Fyle, do të vizitojë sot Shkupin për të parë rezultatet e plotësimit të detyrave nga qeveria.

Pesë ishin pikat, ku Shkupi zyrtar duhej të punonte brenda dy muajve dhe të përmirësonte gjendjen, liria e mediave, sundimi i së drejtës, administrata publike, reforma zgjedhore dhe ekonomia e tregut.

Sipas disa nga ekspertët e çështjeve evropiane, Fyle nuk mund të pres ndonjë rezultat të madh nga kjo periudhë dymujore, ndonëse në mars ai ishte i qartë kur kërkoi nga qeveria e Shkupit “një progres të shpejtë në këto pesë sfera”.

Komisioneri Fyle sot pritet të takojë krerët e shtetit dhe disa nga ministrat e qeverisë së Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori