Stavrevski padit për shpifje Shilegovin
Ministri i financave Zoran Stavrevski ka ngritur sot një kallëzim penal për shpifje kundër zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov. Pas akuzave në drejtim të tij nga Shilegov se Stavrevski ka nënshkruar marrëveshjen me firmën gjermane, ministri e ka paditur në Prokurorinë Publike për mungesë të dëshmive.

"Kaloi afati ligjor prej 48 orëve në pajtueshmëri me nenin 13 nga Ligji për përgjegjësi qytetare, që zëdhënësi Petre Shilegov publikisht ti kërkoj falje ministrit të financiave Zoran Stavrevski për shpifje të cilën publikisht e shprehu me 11 dhe 12 janar se Stavrevski e ka nënshkruar marrëveshjen me firmën gjermane Ludvig Fajfer për rehabilitim të rrjetit kanalizues në Prilep”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori