Stavrevski: Do i gjejmë paratë për "Branitellat"
Ministri i Financave, Zoran Stavrevski për herë të parë pranoi se para për beneficionet që i parasheh propozim-ligji për "branitellat" i propozuar nga VMRO-DPMNE nuk ka dhe nuk janë paraparë në projekt-buxhetin e vitit 2013, por sipas tij, nëse i njëjti kalon procedurat parlamentare dhe merr dritën jeshile, do të sigurohen mjete nga rezervat e buxhetit për të mbuluar shpenzimet që VMRO-DPMNE ua ka premtuar familjarëve të "branitellave".

"Ligji për ‘branitellat’ që është dorëzuar në parlament përmban forma të ndihmave dhe mbështetje të familjeve të ‘branitellave’që janë pjesë në formë të ndihmës në të holla, dhe një pjesë është në formë të ndihmave tjera, kurse një pjesë më e madhe parashihen në formë e cila nënkupton ndihmë për familjet e ‘branitellave’ qoftë ajo në formë të kontrolleve falas shëndetësore, mundësi për regjistrim falas të fëmijëve të tyre nëpër fakultete dhe forma tjera të ngjashme për të cilat institucionet përgjegjëse kanë buxhete personale me të cilat do të mund të mbulojë këto shpenzime, por gjithsesi edhe vetë buxheti ka rezerva adekuate për pjesën që është paraparë që ‘branitellave’ tu ndahen nga 50 paga mujore. Nëse parlamenti e voton këtë ligjë, gjë që ne besojmë se do të ndodhë, do të sigurohen këto mjete", tha ministri i financave, Zoran Stavrevski, njofton Alsat-M.

Një deklaratë e tillë e Ministrit të Financave, Zoran Stavrevski vije pas zërave të lëshuar nga opozita, gjegjësisht deputetit të RDK-së, Izet Zeqiri, se propozim-buxheti për vitin 2013 nuk parasheh mjete për implementim të këtij ligji dhe se miratimi ose mos miratimi i tij është një farsë politike e partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori