Qarkullonte në qytet me shkop Bejsbolli me vete, “bie në rrjetë” 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur duke qarkulluar me një shko bejsbolli.

Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se kanë qenë efektivë të Komisariatit të Policisë numër 4, që kanë ushtruar kontroll në mjetin me të cilin qarkullonte i riu.

Brenda mjetit të 18-vjeçarit me inicialet F. A., u gjet dhe u sekuestrua shkopi i bejsbollit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin F. A., 18 vjeç pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop druri bejsbolli”, thuhet në njoftim./albeu.com/