ZYRTARE/ Premier League vendos mos vazhdojë me 5 zëvendësime sezonin e ardhshëm

Për sezonin e ardhshëm në ndeshjet e Premierligës do të kryhen vetëm nga tre zëvendësime.

Klubet kanë votuar kundër vendimit që të ketë pesë zëvendësime në sezonin e ri.

FIFA kishte rekomanduar që pas pandemisë të kryhen nga pesë zëvendësime por që ka propozuar që klubet mund ta përdorin edhe sezonin e ardhshëm këtë lehtësim.

Ky vendim u aplikua këtë vit për herë të parë për shkak të pandemisë dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve.


Shtuar 6.08.2020 14:08