Startojnë "Tingujt e Çarshisë"
Në disa lokacione në Çarshinë e Vjetër të Shkupit sot deri në mesnatë do të mbahet manifestimi i sivjetshëm "Tingujt e Çarshisë". Ngjarja, qëllimi së cilës është jetësimi i bërthamës së vjetër të kryeqytetit, filloi në Portën e Çarshisë së Vjetër me traditat e etniteteve që jetojnë në Shkup. Me këtë rast u shfaqën SHKA "Emin Duraku", SHKA "Orce Nikollov" dhe SHKA "Jeni Joll", njofton Koha.

Prej orës 14 deri në ora 17:00 programi vijon te Libraria e Çarshisë, pas çka me fillim në orën 18:00 te Xhamia e Murat Pashës do të shfaqet filmi dokumentar për Çarshinë e Vjetër. Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe i komunës së Çairit, Koce Trajanovski dhe Izet Mexhiti i vizituan rrugicat e Çarshisë, ku pjesëmarrësit i prezantojnë shkathtësitë e tyre për letërsi, muzikë, vallëzim, pikturë, kuzhinieri..

Në kuadër të manifestimit, në Kurshumli An me fillim në ora 21:00 tradicionalisht do të mbahet sofra shqiptare me Shkëlzen Jetishin - Xeni, Zejnel Dolin dhe orkestrën "Buxhovi". Mbrëmja vazhdon me Fisnikët - Agim Gërguri, Miranda Hashani dhe të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori