Startoi viti akademik 2012-2013
Në të gjitha institutet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë ka filluar viti ri ri akademik 2012-2013. Këtë vit për herë të parë janë regjistruar afërsisht 17.000 studentë në më shumë se 40 programe studimore.

Presidenti i vendit Gjorge Ivanov do të marrë pjesë në orën e parë akademike në Universitetin "Shën Apostol Pali" në Ohër, ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev do të vizitojë Universitetin "Goce Delçev" në Shtip, ndërsa zëvendësi i tij Safet Neziri në Universitetin Shtetëror të Tetovë, njofton Zhurnal.

Fillimi i vitit të ri akademikUniversitetin "Shën Ciril dhe Metodij" në Shkup është mbajtur dje në Fakultetin e Teologjisë. Sipas të dhënave të para të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka rritje në numrin e studentëve të saporegjistruar në programet studimore nga fusha e shkencave teknike dhe atyre natyrore.

Tarifa për studentët e rregullt në universitetet shtetërore është 200 euro për një vit për regjistrim të studentëve në vitin e parë, për studentët e rregullt me vetëfinancim të studimeve dhe studentët e me korrespndencë participimi është 400 euro, ndërsa studimet e të gjitha programeve studimore të disperzuara për të gjithë studentët e rregullt është 100 euro në vit. /albeu.com/



Shtuar më 17/09/2012, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori